Studentët e gazetarisë vizituan televizionin Top Channel

18/05/2017

Studentët e vitit të parë dhe vitit të tretë të drejtimit Media dhe Komunikim, vizituan televizionin Top Channel, në Tiranë, me ç’rast u pritën nga gazetar i showbizzi-it “Top Show”, Roland Spahiu.


Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me organizimin e mediumit, funksionimin, skenat e emisioneve, si dhe me ambientet tjera të punës.


 Ndërkaq, studentët gjatë vizitës patën rastin të jenë edhe shikues të drejtpërdrejtë të emisionit “Portokalli”.

Duke folur për rëndësinë e vizitave studimore nëpër mediume, Spahiu tha që e përgëzon nismën e UBT-së për të sjellë studentët e Medias dhe Komunikimit më afër ambienteve të një medie, për t’u familjarizuar me infrastrukturën e medias dhe për të parë përtej asaj që shihet në ekran nëpërmjet programeve televizive.


“Është e domosdoshme të krijohet marrëdhënia studentë-media, por edhe si profesionistë të ardhshëm të medias, sidomos kur ata janë të pasionuar, kureshtar ë dhe të vëmendshëm”, theksoi ai.


Në kuadër të vizitave studentore, UBT po vazhdon të organizojë vizita nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit të studentëve me mënyrën e punës, por edhe me rëndësinë e profesionit të tyre.