Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan fermën “Fidi”

21/03/2017

Studentë e vitit të  parë  në  Fakultetin e Shkencave të  Ushqimit dhe Bioteknologjisë  në  UBT, kanë  vizituar fermën e pulave “Fidi”, në  Lipjan, me ç’rast janë  njoftuar me gjendjen e sigurisë  në  aspektin mikrobiologjik, si dhe me procesin e ushqyerjes së  pulave, shumëzimin e tyre, përpunimin dhe kushtet e ruajtjes së  produkteve të  shpendëve.


Drejtuesit e fermës së pulave “Fidi” treguan se gjithçka në prodhimtarinë e tyre është natyrale, pa  stimulues artificialë, pasi që sipas tyre, një gjë e tillë është kërkesë e qytetarëve.

 Tutje, ata thanë se ferma në  fjalë  është  një  aktivitet ekonomik, që  qëllim kryesor ka mbajtjen e shpendëve, të cilat më pas shfrytëzohen si ushqim për njerëzit, si dhe për prodhimin e vezëve.


Ndër tjerash,studentët e këtij fakulteti patën mundësinë  të  bëjnë  edhe pyetje, derisa në  vazhdën e vizitave studimore, ata do të vizitojnë edhe biznese tjera, për të  parë  nga afër procesin e punës në  këtë  drejtim.