Studentët e Fakultetit të Mekatronikës vizituan fabrikën e medikamenteve “Trepharm”

12/06/2017

Studentët e Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës në UBT, në kuadër të lëndës Automatizimi i Prodhimit, vizituan fabrikën e medikamenteve “Trepharm”, me ç‘rast u pritën nga menaxhmenti i fabrikës.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u informuan rrjedhimisht lidhur me kapacitetin e prodhimit të fabrikës me teknologji e energji, ambientet e punës, stafin dhe funksionimin, elemente këto që ndërlidhen drejtpërdrejt me programin e Mekatronikës.


Tutje, ata u informuan edhe me kontrollin automatik të ajrit, gjegjësisht të temperaturës dhe të lagështisë, që janë specifika të veçanta në këtë industri.

 

Në fazën e fundit të vizitës, studentët patën rastin të shohin nga afër repartin e prodhimit dhe të deponimit, duke u informuar plotësisht me procesin e prodhimit, elementet e kontrollit, procesin dhe sistemin e kontrollit automatik, makinat automatike, laboratorin për testime, depon, hapësirat për paketim të produkteve etj.