Studentët e Fakultetit të Juridikut vizituan Autoritetin Kosovar të Konkurrencës

21/12/2017

Studentët e Fakultetit të Juridikut vizituan Autoritetin Kosovar të Konkurrencës

 

Studentët e Fakultetit të Juridikut, në UBT, vizituan Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, me ç’rast u pritën nga deputeti Korab Sejdiu dhe nga eksperti i politikave antitrust, Avni Gjoci.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan nga afër me fushën e konkurrencës dhe mënyrën e trajtimit të lëndëve nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.


Ata i elaboruan sfidat e Autoritetit, ku u diskutua për shtyllat kryesore të konkurrencës, marrëveshjet e ndaluara, abuzimin me pozitën dominuese dhe për përqendrime/bashkimet e ndërmarrjeve.


Në fund të vizitës, studentët patën mundësinë e shkëmbimit të informacioneve, si dhe të parashtrojnë pyetjet e tyre mbi çështjen se si funksionon Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.