Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

20/12/2017

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë, në UBT, vizituan ngrohtoren e qytetit “Termokos”, nën shoqërimin e profesorëve të këtij institucioni, Vehbi Sofiu dhe Afrim Osmani.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga udhëheqësi i inxhinierisë elektrike në këtë ngrohtore, Naim Bytyqi dhe nga udhëheqësi i prodhimit, Blerim Morina, të cilët i njoftuan studentët me procesin e tërësishëm të kogjenerimit, të ardhura nga termocentrali “Kosova B”, pastaj me teknikat që i shfrytëzoi kjo ndërmarrje për zëvendësimin e sistemit të vjetër për djegien e mazutit me sistemin e ri, me sasinë e gjenerimit për ngrohje pa ndotje, por vetëm me avull, si dhe u njoftuan mbi monitorimin e sistemit të rrjetit të ngrohjes nëpër lagje të reja të qytetit, si mundësi për ngritjen e vendeve të punës.


Në fund të kësaj vizite, studentët patën mundësinë për të shkëmbyer nga afër njohuritë teorike dhe ato praktike në lidhje me ngrohtoren, si dhe të parashtrojnë pyetjet e tyre rreth çështjes se si funksionon Termokosi, gjersa ata i rekomanduan kësaj ndërmarrjeje që të ndryshojë mënyrën e të punuarit për shkak të ajrit më të pastër.