Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në UBT vizitojnë zyrat e FES

24/12/2014

Kalendari i vizitave studimore të studentëve të UBT-së, konsiston në vizita studimore në institucione, organizata të ndryshme ndërkombëtare, fondacione etj, veprimtaria e të cilave lidhet drejtëpërdrejtë me fushën e tyre të studimeve.

 

Në kuadër të eventeve të planifikuara, ditën e marte datë 23 dhjetor studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në UBT vizituan zyrat e Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

 

Studentët e UBT u njohën nga afër me aktivitetin e FES në Gjermani dhe specifikisht aktivitetin e FES në Kosovë.

 

Stafi i FES prezantuan specifikisht fushat e veprimtarisë që mbulojnë në kuadër të FES si dhe mundësitë për angazhime për studentët e UBT-së duke qënë se një ndër fushat e veprimtarisë së tyre është dhe edukimi politik. Në kuadër të edukimit politik ,FES në Prishtinë, organizon çdo vit dhe akademinë politike e cila është kombinim i edukimit politik dhe trajnimit praktik.

 

UBT së bashku me Friedrich Ebert Stiftung kanë organizuar këtë vit dhe akademinë rajonale verore, bashkëpunim i cili ka rezultuar i sukseshëm dhe pritet të shoqërohet dhe nga aktivitete të tjera të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar.