Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT vizituan Doganat e Kosovës

28/03/2015

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT, vizituan Doganat e Kosovës. Ata u pritën nga zëdhënësi, Adriatik Stavileci, i cili studentët e UBT-së i njoftoi me punën e zyrës për marrëdhenie me publikun në kuadër të doganave, si dhe aktivitetet e këtij insitucioni. 

Stavileci tha se Doganat e Kosovës në pergjithësi kanë marrëdhënie të mira me mediat dhe shtoi se informimi i publikut me aktivitetet e Doganave mbetet prioritet i zyrës që ai drejton. 

Studentet e Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së bënë pyetje për natyrën e punës së Doganave të Kosovës, vështirësitë në terren dhe për cështje të tjera që ndërlidhen me formën e mbledhjes së taksave nga mallrat e importuara në Kosovë