Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan ekspozitën “Artistët e së Nesërmes 2017”

22/11/2017

Studentët e UBT-sё nga Fakulteti Dizajn i Integruar, vizituan edicionin e sivjetmë të ekspozitës “Artistët e së Nesërmes 2017”, që u organizua nga Qendra për Art Bashkëkohor, “Stacion”, në lokalet e klubit të boksit “Prishtina”, në kryeqytet.

 

Më këtë ekspozitë, studentët patën rastin të shohin vepra të ndryshme të ekspozuara, përfshirë edhe veprat e tre finalistëve të këtij edicioni.

 

Krahas kësaj, ata janë takuar edhe me organizatorët e ekspozitës në fjalë, të cilët i njoftuan  me mbarëvajtjen e ekspozitës, historikun e qendrës “Stacion”, pastaj me rëndësinë e hapësirave kulturore në Kosovë, si dhe me historinë e klubit të boksit “Prishtina”.

 

Vizita ёshtё realizuar në kuadër të lëndës “Fenomenologji e Artit”, që ligjërohet nga profesorёt, Sezgin Boynik dhe Artrit Bytyçi, të cilët vlerësojnë se kёto vizita nёpёr ekspozita arti janё shumё tё rёndёsishme për studentёt, në mënyrë që tё pёrfshihen direkt nё art.

 

 

Në fund, studentët kishin mundësi të bënin pyetje, në mënyrë që të mbledhin informata për të realizuar me sukses punimet e tyre artistike.