Studentët e Arkitekturës vizituan objektin e World Trade Center

23/05/2017

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, vizituan objektin në ndërtim të World Trade Center, në kuadër të lëndës “Praktika e Punës”. 


Në këtë vizitë, studentët u njoftuan me punimet që janë duke u realizuar, si dhe me të gjitha aktivitetet që zhvillohen gjatë procesit të ndërtimit, derisa rëndësia e këtij objekti qëndron edhe në faktin se në këtë objekt është duke u përdorur sistemi i ndërtimit “COBIAX” dhe “Paranderja”, i përdorur për herë të parë në Ballkan.


Ky sistem mundëson që largësia mes dy mbështetësve të kalojë distanca shumë të mëdha deri në 30 metra, ku me këtë rast, distanca e objektit përkatës është 16 metra, gjë që mundëson të kemi hapësirë të lirë, në mënyrë që të organizohet përdorimi i këtyre sipërfaqeve, sipas nevojës dhe destinimit.

 

Tutje, studentët u informuan nga përgjegjësit e objektit edhe me punimet që janë duke u kryer me sistemin më të ri tek dyert dhe dritaret, si dhe produktet tjera.