Studentët e Arkitekturës sot udhëtuan për vizitë studimore në Turqi

05/05/2014

Prishtinë,  5 maj  2013-  Mbi i 60 studentët të  Fakultetit  të Arkitekturës në UBT, sot kanë udhëtuar  për një vizitë studimore  në Stamboll të Turqisë.  Këtij organizmi studimor përveç studentëve ju bashkëngjiten edhe disa nga anëtarët e stafi akademik  që ka ky Fakultet.

 

Sipas axhendës së paraparë,   ky grup i studentëve do të  vizitojë ;  Panairin Ndërkombëtar të Materialeve, Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik , Milenium Shoping Center -(Akuarium), kalim me anije nëpër  Bosfor, etj,  dhe vizita e ligjërata të përbashkëta  nëpër universitete të ndryshme  me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, si në  Universitetin “Mimar Sinan”,  në Universitetin “Kadir Has”,  etj, etj.

 

Studentëve të UBT-së,  komoditet  dhe mirëpritje  të këndshme ju  ofruan   hotelet e  ndryshme në Stamboll.