Studentët e Arkitekturës prezantojnë projekte që plotësojnë kriteret e galerisë bashkëkohore

27/04/2017

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 2”, kanë prezantuar projektet që i kanë realizuar, e që është detyrë semestrale, e titulluar “Galeri e artit bashkëkohor”.


Këto ide, ata i kanë zhvilluar në koncepte arkitektonike, ku sipas monitoruesve të projekteve, i përgjigjen kërkesave shoqërore, lokaliteteve, kontekstit historik dhe atij urban etj.


Madje, sipas profesorit Arber Sadiki, studentët me propozimet e tyre kanë treguar ndjeshmëri ndaj peizazhit historik dhe kontekstit urban. Sipas tij, ata kanë propozuar njëkohësisht hapsira që plotësojnë kriteret e galerisë bashkëkohore.


Projektet në fjalë janë në fazën e parë të realizimit, kurse ata do të vazhdojnë të punojnë në finalizimin e tyre deri në fund të këtij viti akademik.

Studentët e këtij fakulteti, vazhdimisht punojnë projekte inovative dhe njëkohësisht po i ndihmojnë shoqërisë për të zgjidhur probleme në aspektin arkitektonik, urban apo inxhinierik.