Studentët e Arkitekturës në UBT, pjesë e rëndësishme e projektit për shëtitoren në Fushë Kosovë

08/08/2017

Katër studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, në kuadër të bashkëpunimit  me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës, kanë qenë pjesë e projektit njëvjeçar të komunës së Fushë Kosovës.

Projekti ka të bëjë me shndërrimin  e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë, në shëtitore.

 

Sipas studentëve, projekti është finalizuar dhe është aprovuar nga Komuna e Fushë Kosovës, teksa ky projekt është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës (KAF).

 

Studentët thanë se ky projekt do të mundësojë qarkullim të lirë të qytetarëve, si dhe do të ofrojë mundësi relaksimi për qytetarët.