Studentët dëgjojnë ligjëratë përmbajtjesore nga drejtori i KIESA-s

14/07/2016

 

 

Në kuadër të ANV-së, programi ‘Ndërmarrësi dhe Inovacion’, i organizuar nga Fakulteti Menaxhment Biznes Ekonomi (MBE) ligjëroi, Besian Mustafa – drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Drejtori Mustafa foli për funksionet e agjencisë, të cilin e drejton, sukseset e deritashme dhe sfidat për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Gjatë ligjëratës u zhvillua një debat konstruktiv midis tij dhe studentëve pjesëmarrës.