BETA

Studentja Vildane Maliqi pranohet në Anhalt University of Applied Sciences

11/10/2018

Studentja e nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Vildane Maliqi është një nga dhjetëra studentë të UBT-së që falë bashkëpunimit të institucionit me Anhalt University of Applied Sciences, tashmë do të vazhdojë studimet në Gjermani.

 

Ajo tha se për pranim kishte vetëm procedura teknike dhe se ky proces ka qenë shumë i lehtë për faktin që diploma e UBT-së njihet ndërkombëtarisht.

“Stafi akademik dhe dekanati kanë qenë ndër shtytësit kryesorë të aplikimit tim në Gjermani, ata kanë iniciuar procesin dhe i kanë përkrahur të gjithë studentët që e kanë merituar për të vazhduar studimet atje”, u shpreh Vildanja.

 

Ajo vlerësoi se ka marrë vendimin më të duhur për vazhdim të studimeve në UBT, ndërkaq synimi i saj është që ciklin e studimeve ta vazhdojë edhe me doktoraturë.

“Kam zgjedhur UBT-në për shkak që i avancon ata të cilët e meritojnë dhe i përkrahë studentet që tregojnë aftësi dhe përkushtim gjatë studimeve. Pas eksperiencës që do ta fitoj në punë e studime do të vazhdoj me studimet e doktoraturës në një universitet evropian”, tregoi studentja në fjalë.

 

UBT, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me mbi 300 institucione partnere në botë, e ka bërë të mundur realizimin e ëndrrës së qindra të rinjve kosovarë për të studiuar në shtete të ndryshme dhe për të njohur njerëz e kultura nga e mbarë bota.