Studentja Trina Zuka fillon punë praktike në RTK

30/11/2018

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Trina Zuka, ka filluar punën praktike në Radio Televizionin e  Kosovës, si i vetmi transmetues publik në vend.

Ajo aktualisht është duke e realizuar praktikën si gazetare në terren, realizimin e intervistave, përkthime dhe gjithashtu xhirimin e materialeve transmetuese.

 

Trina ka theksuar se UBT është vendi i duhur për marrjen e njohurive që kërkohen në tregun e punës.

“Studimet në UBT kanë qenë një hap shumë i suksesshëm që më çuan deri tek puna praktike në RTK. Falë UBT-së, nuk kam pasur vështirësi dhe më është lehtësuar puna nga teoritë e mësuara”, vlerësoi ajo.

 

UBT ka përgatitur për tregun e punës gjashtë gjenerata të studentëve në Media dhe Komunikim, me ç’rast shumica prej studentëve tashmë janë sistemuar në vende të ndryshme pune, në cilësinë e gazetarëve, kameramanëve, fotografëve, zyrtarëve për informimit, montazherëve. etj.