Studentja Marigona Xhigoli fillon punë praktike në Glam Radio

17/10/2018

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Marigona Xhigoli ka nisur punën praktike si gazetare në Glam Radio.

 

Ajo posa ka filluar vitin e dytë të studimeve themelore, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që të përzgjidhet për të kryer këtë punë praktike.

“Pavarësisht faktit se ende jam në vitin e dytë të studimeve, ndihma e profesorëve, dhe më e rëndësishmja, e Media Group-it të UBT-së, ka bërë që të marrë mjaftueshëm  njohuri dhe t’i shpalosi ato në radion në të cilën kam filluar punën praktike”, tregoi Marigona.

 

UBT ka përgatitur për tregun e punës gjashtë gjenerata të studentëve në Media dhe Komunikim, me ç’rast shumica prej studentëve tashmë janë sistemuar në vende të ndryshme pune, në cilësinë e gazetarëve, kameramanëve, fotografëve, zyrtarëve për informimit, montazherëve. etj.