Studentja Marigona Xhigoli bëhet pjesë e Radio Campus

19/11/2020

Tani, radhës së studentëve të punësuar në UBT, i është shtuar edhe studentja Marigona Xhigoli. Menjëherë pasi kishte përfunduar shkollimin e mesëm, Marigona kishte filluar të mendonte e hulumtonte se ku të vazhdonte rrugëtimin e saj akademik. Ajo kishte zgjedhur Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, për të zhvilluar vetën profesionalisht në fushat mediatike, kështu edhe duke tejkaluar pritshmëritë e saj.

 

 

Marigona, është punësuar në Radio Campus, në cilësinë e gazetares, teksa moderon një emision nga ora 10:30 deri në orën 12:00, ku gjatë kësaj kohe ajo informon publikun rreth fushave të ndryshme, me informacione atraktive dhe interesante.

 

 

Ajo, zhvillimin profesional ia atribuon UBT-së, pasi që sipas saj, përgjatë tri viteve të studimit UBT i ka ofruar mundësi të shumëfishta për t’u zhvilluar në fushën e medias dhe komunikimit, fotografisë, montazhes e marketingut.

 

“Mund të them se e gjitha kjo që jam unë sot në aspektin profesional është falë UBT-së. Kjo sepse falë profesorëve dhe punës praktike përgjatë tri viteve të studimeve, kam arritur të mësoj fillimisht rëndësinë e medias e më pas edhe mënyrën e duhur të të punuarit në media. Programi Media dhe Komunikim në UBT përveç punës në gazetari më ka ndihmuar shumë edhe në aspektin e fotografisë dhe editimit të saj dhe videove, e edhe në fushën e marketingut”, ka theksuar Marigona.

 

Marigona ka vlerësuar lartë ndërlidhjen e punës praktike me atë teorike që e ka hasur në këtë institucion, si dhe përkushtimin e madh të profesorëve që kanë ndaj të gjithë studentëve pa dallim.

 

“Ajo që i bënë të veçanta studimet në UBT është ndërlidhja e punës praktike me pjesën teorike. Përkushtimi i profesorëve dhe gatishmëria që ata kanë çdo herë për studentët e bënë këtë institucion të veçantë dhe të pazëvendësueshëm”, ka përfunduar ajo.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është fakulteti më i kompletuar në vend, pasi ka të integruar të gjitha elementet e gazetarisë në një program të vetëm, gjë që e bën unik si fushë studimi, ndaj edhe sukseset e studentëve të këtij programi janë të shumta, marr parasysh kuadron profesionale që del nga ky fakultet.