Studentja Jeta Domi po kryen punë praktike në departamentin e marketingut digjital në UBT

30/08/2023

Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Jeta Domi pas suksesit të dëshmuar përgjatë studimeve ka filluar punën praktike në departamentin e marketingut digjital në UBT.

Studentja Jeta Domi ka vlerësuar se ndër aspektet kryesore të veçanta të UBT-së janë programi unik dhe i strukturuar mirë, profesorët që janë ekspertë të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, si dhe mundësitë e hulumtimeve dhe projekteve inovative.

“UBT nuk ofron vetëm një mësim të shkëlqyeshëm, por gjithashtu inkurajon studentët për hulumtime dhe projekte të ndryshme. Me burime të avancuara dhe ndihmën e ekspertëve të fushës, kam pasur mundësinë të përfshihem në projekte që sfidojnë mendjen time dhe kontribuojnë në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit”, ka thënë Domi.

Shumica e studentëve të UBT-së tanimë janë duke punuar në institucione brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar arritjet e tyre përgjatë studimeve dhe mbështetjen e parezervë të UBT-së në këtë drejtim.