Studentja Fortesa Gashi, përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome në Itali

bool(false) 14/12/2021

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Fortesa Gashi, është përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome në Itali, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Cilësia e studimeve, si dhe stafi profesional i UBT-së, kanë shtyrë Fortesën që të zgjedhë UBT-në, si institucion që do ta zhvillojë atë profesionalisht në rrugëtimin e saj në karrierën profesionale.

 

“Përkushtimi im i madh në studime dhe qëllimi për zhvillimin e një karriere akademike dhe profesionale sa më të suksesshme, më udhëhoqi drejt UBT-së. Unë kam zgjedhur të studioj në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, për faktin se UBT ka programe unike dhe bashkëkohore të cilat ofrojnë një dinamikë pozitive dhe sfiduese drejt ngritjes dhe avancimit profesional të kësaj fushe shkencore”, ka thënë ajo.

 

Ajo ka theksuar se institucioni i ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme si dhe kapacitetet e plota për t’u zhvilluar në fushën e shkencave kompjuterike, me laboratorë dhe profesionistët më të mirë të kësaj fushe.

 

“UBT më ka ofruar një akomodim dhe ambient akademik me mundësi të nxënies së njohurive me një staf që ofron metodologjinë më të avancuar didaktiko-metodike të mësimdhënies bashkëkohore, me punë studiuese dhe interaktive. Në UBT zbatohet me përpikmëri parimi i zbatimit të teorisë në praktikë, duke shfrytëzuar laboratorët dhe kabinetet e studimit akademik”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Fortesa Gashi.

 

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është një nga shkollat më të mëdha në vend dhe rajon për sa i përket inxhinierisë kompjuterike, që nxjerrë gjenerata e gjenerata të ekspertëve të kompletuar në fushën e inxhinierisë softuerike, bazës së të dhënave, rrjeteve dhe telekomunikacionit, ueb programimit, grafikës kompjuterike dhe multimedias, robotikës, bioinformatikës dhe sigurisë.