Studentja Erdita Bajraktari përfiton bursë studimi në Universitetin “Van Hall Larensten”, në Holandë

07/02/2020

Erdita Bajraktari është studentja e radhës e cila ka përfituar bursë studimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larensten”, në Holandë, ku tashmë po specializon në Fakultetin Teknologji e Ujit dhe Shkencat Mjedisore.

 

Ajo tha se po përfiton njohuri profesionale për menaxhimin e rreziqeve mjedisore në shkallë të gjerë, po përfiton aftësi për trajtimin dhe teknologjitë e avancuara të ujit, etj.

 

Erdita tregoi se ndjehet e kënaqur për vazhdimin e studimeve në Holandë, ndërkaq tregoi se suksesi ka ardhur si rezultat i mësimit dhe hulumtimit në UBT.