Studentja e UBT-së, Mynevere Hyseni është punësuar si zhvilluese softueri në “Raiffeisen Bank Kosovo”

04/09/2023

Studentja e nivelit master në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Mynevere Hyseni pas suksesit të arritur përgjatë studimeve është punësuar si zhvilluese softueri në kompaninë “Raiffeisen Bank Kosovo”.

Ajo gjithashtu kontribuon në projekte të ndryshme duke përdorur teknologji të avancuara për të zhvilluar zgjidhje inovative dhe funksionale që janë përshtatura për nevojat e “Raiffeisen Bank Kosovo”.

Studentja Mynevere Hyseni ka theksuar se UBT ofronte cilësi të larta mësimi me profesorë të kualifikuar dhe të përkushtuar, si dhe kishte programe të përshtatshme për tregun e punës dhe lidhje të ngushta me industrinë.

“UBT inkurajonte mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe hulumtimin e pavarur, duke përmirësuar aftësitë analitike dhe akademike të secilit student. Gjatë studimeve në UBT, profesorët ishin të qasshëm dhe përkrahës, gjithmonë të gatshëm për të na ndihmuar dhe udhëzuar në përpjekjet tona akademike”, ka thënë Hyseni.

Shumica e studentëve të UBT-së tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione të ndryshme në nivel vendi dhe rajoni, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe mbështetjen e UBT-së.