Studentja e UBT-së, Kosovare Brahimi punësohet në kompaninë “Vintage Architecture”

08/03/2023

Ditën Ndërkombëtare të Gruas e shënojmë me një histori suksesi të studentes së Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Kosovare Brahimi, e cila falë rezultateve të arritura përgjatë studimeve është punësuar në kompaninë “Vintage Architecture”, ku merret me projekte për partnerët e kësaj kompanie në Zvicër.

Studentja Kosovare Brahimi ka vlerësuar se të studiosh në UBT është krenari dhe përgjegjësi e veçantë, teksa ka theksuar se mbështetja e stafit akademik për arritjen e qëllimeve profesionale nuk ka munguar asnjëherë.

“Studimet dhe infrastruktura me standardet evropiane në UBT më kanë rritur profesionalisht në atë nivel sa për të përfaqësuar denjësisht, jo vetëm kompaninë ku punoj, por edhe Kosovën, me projekte të ndryshme në shtetin zvicerian. U jam përzemërsisht falënderuese profesorëve dhe UBT-së në përgjithësi si institucion për mbështetjen e parezervë”, ka thënë Brahimi.

Shumica e studentëve të programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione të ndryshme në nivel vendi dhe rajoni, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe mbështetjen e UBT-së.