Studentja e UBT-së, Diellza Azemi është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë

20/10/2020

Diellza Azemi është studente e nivelit master në Fakultetin Shkenca Ushqimore dhe Bioteknologji, e cila tashmë është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Ajo zhvillon punën profesionale si inspektore sanitare, teksa theksoi se njohuritë dhe praktikat e marra gjatë studimeve në UBT po i ndihmojnë në ushtrimin e detyrës.

 

“Pasioni për studimin e Shkencave Ushqimore dhe Bioteknologjisë më bëri të zgjedh UBT-në për rrugëtimin tim të së ardhmes, dhe tani jam shumë e lumtur për sukseset e arritura” ka thënë ajo.

 

Djellza ishte edhe studente e nivelit bachelor në Fakultetin Shkenca Ushqimore dhe Bioteknologji në UBT, ku është specializuar në Menaxhim të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore.