Studentja e UBT-së, Anesa Korqa po punon si mësimdhënëse e Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Hello Academy of Education”

04/03/2024

Në UBT, suksesi dhe pasioni i studentëve të shkencave sportive shfaqet në historinë e suksesit të studentes, Anesa Korqa, e cila aktualisht është në vitin e fundit, vitin e tretë të studimeve. Përgjatë këtyre viteve të studimit, Korqa ka fituar njohuri rreth botës së sportit, të cilat po i zbaton ato në praktikë në karrierën e saj si basketbolliste në klubin United Basketball dhe mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Hello Academy of Education”.

Gjatë kohës së studimeve, Anesa ka zhvilluar njohuri të thella mbi rolin e aktivitetit fizik në jetën e përditshme, duke përfshirë rëndësinë e tij për të gjithë individët.

“Këto njohuri më kanë ndihmuar të mësojë më shumë rreth trupit tonë, se çfarë ndodh kur bëjmë aktivitet fizik, dhe si t’i parandalojmë rreziqet e mundshme për të arritur një performancë kulminante”, shprehet Anesa.

Në verën e vitit 2023, Anesa ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës nën 20-vjeçare në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Craiova, Rumani. Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje prestigjioze tregon nivelin e saj të lartë të aftësive dhe përhap një të ardhme të ndritur në botën e basketbollit.

Anesa Korqa është një shembull frymëzues i suksesit të arritur nga studentët e shkencave sportive në UBT dhe shfaq dëshirën e saj të vazhdojë të ndikojë pozitivisht në botën e sportit dhe edukatës fizike.