Studentja e UBT-së jep ide dhe projekton shtëpi strehimi për të moshuarit

12/04/2017

Klodina Krasniqi është ish-studente e UBT-së, e cila sapo ka përfunduar suksesshëm studimet themelore në fakultetin e Arkitekturës.


Së fundmi, Krasniqi ka mbrojtur edhe temën e diplomës, në të cilën ka trajtuar e dizajnuar projektin e titulluar “Shtëpi për pleq”.

 

Qytetit të Gjilanit i mungon një shtëpi e tillë, andaj, duke qenë kështu, ajo ka bërë edhe analizat e lokacionit, si dhe ka projektuar shtëpinë me përmasa të mëdha dhe me standarde moderne evropiane.

 

Duke folur për rëndësinë e jetësimit të projektit të saj, Krasniqi ka thënë se ky projekt i ka munguar Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi, prandaj, sipas saj,  qëllimi ka qenë që, një objekt i tillë të jetësohet e të marrë formën e duhur.


“E mirë materiale dhe hapësinore e Shtëpisë për pleq është fakti që, nuk ka nevojë të ndërtohen hapësira të veçanta për trajtime mjekësore, mirëpo vetëm të transferohen në repartet përkatëse të Qendrës spitalore të Gjilanit”, ka thënë Krasniqi.

 

Sipas saj, synimi kryesor i këtij projekti ka qenë që personat në moshë të shtyrë, të sistemohen në një shtëpi që i plotëson të gjitha kushtet, duke qenë se një objekt i tillë nuk është funksional në Gjilan.