Studentja e UBT-së, Ilda Bicurri e angazhuar në studio të dizajnit të modës

03/10/2017

Ilda Bicurri është studente e nivelit baçelor, e cila vijon suksesshëm studimet në vitin e dytë, në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT.

 

Falë praktikave dhe trajnimeve të zhvilluara në UBT, aktualisht ajo është angazhuar në studio të dizajnit të modës, tek kreatorja e njohur Drenusha Xharra.


Studentja Bicurri ka theksuar se është mahnitur me atë çfarë ofron ky fakultet në UBT. Sipas saj, fakulteti posedon studiot më moderne në vend dhe më gjerë, njëherësh është shkolla e parë e këtij lloji në Kosovë.


“Programi që aplikohet në kurset studimore në UBT-së, pra në Fakultetin Dizajn i Integruar, ofron qasje sistematike kundrejt modës, në kuadër të së cilës zhvillohen koncepte të kërkimit kreativ. Duke qenë kështu falë shumë mundësive të ofruara nga UBT, praktikat më të mira që i mësova, po i aplikoj në këtë studio të dizajnit ku jam e angazhuar”, tha Bicurri.


Tutje, ajo ka thënë se UBT është institucion ku i mundëson studentëve të vet trajnime të ndryshme, si dhe vizita të shumta studimore. Teksa shtoi se e veçanta e këtij programi është se  ofrohet për herë të parë në stilin e integruar.


Vlen të theksohet se një numër i konsiderueshëm i studentëve të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, ende pa përfunduar studimet punësohet ose mbajnë praktikë, në studio të shumta të dizajnit të modës ose të produkteve.