Studentja e UBT-së, Endrita Peqani e angazhuar në zyrën për informim në Lipjan

18/09/2017

Studentja e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, Endrita Peqani është në prag të përfundimit të studimeve të nivelit bachelor në UBT, por njëherësh është e angazhuar në Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, në komunën e Lipjanit.

 

Peqani, duke folur për përvojën në profesionin e saj, ka thënë se në këtë rrugë i kanë ndihmuar njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT.
“Gjatë studimeve në UBT, sigurisht që unë përfitova njohuri të shumta të cilat po mund t’i praktikoj në punën që jam e angazhuar. UBT i aftëson studentët e vet, si dhe, në këtë mënyrë, ata po dalin të kualifikuar në gjitha specializimet që i ofron fakulteti”, tha Peqani.


Po ashtu, ajo theksoi se UBT vepron, duke kombinuar teorinë dhe praktikën, njëherësh studentëve u mundëson edhe bursa të studimit.

 

Vlen të theksohet se një numër shumë i madh i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, praktikojnë profesionin ende pa përfunduar studimet themelore, si dhe punësohen në institucione ose kompani të ndryshme mediatike.

 

Programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT, ofron edhe specializimet: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari On-Line, Kamerë dhe Fotografi.