Studentja e UBT-së, e punësuar në Raiffeisen Bank

13/06/2017

Studentja e UBT-së, Arbënora Maliqaj, e cila aktualisht është duke i vijuar studimet e nivelit master në Fakultetin për Ndërmarrësi dhe Menaxhim të Inovacionit, tashmë është punësuar në bankën Raiffeisen dhe po mban pozitën e udhëheqëses së ekipit të agjendave të shitjes për rajonin e Prishtinës.


Studentja Maliqaj tregoi se sa ishte studente në nivelin bachelor në UBT, kishte filluar me praktikë në këtë bankë, por më pas,  falë aftësive të treguara, ishte sistemuar me punë të rregullt.“Jam shumë falënderuese ndaj UBT-së, për bazën e njohurive që më ka ofruar gjatë këtyre viteve dhe që më kanë bërë të futem në treg të punës. UBT na ka dhënë mundësi që në kuadër të studimeve bachelor, të marrim pjesë në trajnime në fushën e biznesit, përfshirë trajnimet në banka dhe organizata”, tha ajo.


Tutje, Maliqaj theksoi se do të punojë në ngitje profesionale, ku me ndihmën, përkrahjen dhe motivimin nga profesorët, shpreson se do të t’i realizojë synimet e saj, me ç’rast në këtë aspekt, ajo vlerëson se UBT ka strategji të cilat kombinohen me standarde ndërkombëtare.Sipas saj, ky institucion është vendi ku mund të studiosh dhe të punosh.


UBT është institucion i arsimit të lartë, që u mundëson studentëve zhvillim të karrierës së tyre në fusha të ndryshme, që janë të përpiluara në atë mënyrë që, ata të marrin njohuri dhe praktika të avancuara.