Studentja e Shkencave Politike, Teuta Agushi është punësuar në UBT

21/11/2018

Para tri viteve, Teuta Agushi ishte entuziaste për fillimin e studimeve në UBT, ku kishte zgjedhur të studionte në Fakultetin Shkenca Politike, siç tha ajo, si rezultat i cilësisë dhe infrastrukturës moderne që ofrohet nga institucioni.

 

Ajo gjatë studimeve themelore pati rastin të jetë pjesë e shumë institucioneve ku ka mbajtur praktikë dhe punë sezonale, me ç’rast ka përfituar përvoja profesionale.

 

Gjithashtu ajo ka fituar bursë studimi si studente e dalluar, teksa aktualisht është punësuar në UBT si zyrtare për shërbim të studentëve në degën e UBT-së, në Gjilan.

 

“Partneriteti me shumë institucione ndërkombëtare, si dhe mundësia e ndjekjes së konferencave, trajnimeve e seminareve me qëllim të përfitimit të përvojave, bëjnë studimet në UBT të jetë të veçanta sepse institucioni ofron mundësi të shumta për të gjithë studentët”, potencoi studentja Agushi.

 

Ajo i rekomandoi gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e UBT-së, sipas saj, sepse institucioni është i njohur për arsim profesional dhe për mbështetjen e studentëve të vet për rrugëtimin në karrierë.