Studentja e Shkencave Politike në UBT, Furtuna Gubetini është punësuar në cilësinë e koordinatores në Fakultetin e Infermierisë

22/11/2023

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Furtuna Gubetini është punësuar në cilësinë e koordinatores në Fakultetin Infermieri në UBT, me ç’rast angazhohet në mbështetjen e studentëve në zhvillimin e tyre akademik, udhëzimin në projektet e tyre dhe koordinimin e lëndëve.

Studentja Furtuna Gubetini vlerësoi ambientin e përkushtuar ndaj cilësisë së arsimit në UBT dhe theksoi se universiteti ofron programe të veçanta që janë në përputhje me fushat e saj të interesit. Për të, UBT ishte zgjedhja e parë për studime dhe ka shprehur se studimet i kanë hapur një perspektivë të gjerë dhe i kanë dhënë mundësi për zhvillim të karrierës në fusha të ndryshme.

“UBT përfaqëson një ambient të përkushtuar ndaj cilësisë së arsimit dhe ofron programe të veçanta që lidhen me fushat që mua më interesojnë, andaj dhe ishte zgjedhja ime primare për studime. Studimet në UBT më kanë ofruar një perspektivë të gjerë dhe mundësi për zhvillim të karrierës në fusha të ndryshme”, ka thënë Gubetini.