Studentja e Shkencave Politike në UBT, Dea Berisha punësohet në Portalin UBTnews

11/03/2024

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Dea Berisha pas suksesit të treguar në studime është punësuar në Portalin UBTnews, ku është angazhuar si gazetare dhe përcjell ngjarjet e ditës, të vendit, rajonit dhe botës.

Dea ka thënë se UBT ndërthurë pjesën teorike me atë praktike, dhe me këtë rast asaj iu është ofruar mundësi e praktikës edhe më herët në mediumin UBTnews.

“UBT ka qenë mundësia ime që më ka ngritur lart në botën e gazetarisë, ku çdo ngjarje është një hap drejt njohurive të reja dhe një rrugë e pashoqe drejt ndikimit pozitiv në shoqëri. UBT është jo vetëm një institucion arsimor, por një aventurë e paharrueshme e zhvillimit personal dhe profesional”, ka thënë Berisha.