Studentja e Shkencave Politike e angazhuar në Kuvendin e Kosovës

11/04/2019

Erëstina Dervishi është studente e vitit të tretë në Fakultetin Shkencat Politike në UBT, e cila është angazhuar në Kuvendin e Kosovës, konkretisht ajo mbanë praktikën profesionale në Drejtorinë për Çështje Penale dhe Procedurale.

 

Ajo, sukseset që i ka arritur deri më sot ia atribuon UBT-së, pasi siç tha, përfitoi njohuri dhe eksperienca me të cilat po i arrin qëllimet në karrierë.

 

“UBT ka kontribuar që ne të aftësohemi në aspektin akademik dhe si rezultat i tërë kësaj më janë hapur dyert për një karrierë të suksesshme”, tha ajo.

 

Erëstina theksoi se institucioni, veç tjerash, ofron trajnime unike, kushte dhe mundësi për studime jashtë vendit përmes bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare me renome botërore.