Studentja e Shkencave Politike, Dafina Aliu mori pjesë në Akademinë Mesdhetare të Debatit, në Kroaci

31/05/2019

Studentja e vitit të parë në Fakultetin Shkencat Politikë në UBT, Dafina Aliu, ka marrë pjesë në Akademinë Mesdhetare të Debatit që është organizuar në Split të Kroacisë.

Në këtë akademie, ajo pati mundësinë të marrë njohuri nga trajnerë të njohur ndërkombëtarë rreth teknikave të avancuara të debatit, mënyrat e argumentimit, si dhe zhvillimin e mendimit kritik.

 

Dafina ishte pjesëmarrëse edhe në turnamentin, ku ajo së bashku me ekipin shënoi sukses dhe u renditën në mesin e 10 ekipeve më të mira të akademisë.

 

Akademia Mesdhetare e Debatit është aktiviteti i parë i këtij lloji në të cilën përfaqësohet edhe Kosova. Këtë vit,  klubet e debatit në të cilat bën pjesë edhe studentja Dafina Aliu, do të marrin pjesë edhe në disa gara tjera përgatitore, me qëllim për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian të Debatit, që sivjet mbahet në Athinë të Greqisë.