Studentja e Shkencave Kompjuterike, Gentiana Blakaj, përfituese e bursës së programit Erasmus +

12/03/2021

Studentja e nivelit master të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Gentiana Blakaj, është përfituese e bursës për shkëmbim semestral për të vazhduar studimet në “Technical University of Sofia”, Bullgari.

 

Ajo ka përfituar nga kjo mundësi unike, për të vazhduar studimet jashtë vendit, falë partneriteteve të UBT-së me universitete prestigjioze, si dhe programit Erasmus+, meqë rast do të shkëmbejë dhe marrë përvoja të ndryshme nga ky universitet.

 

UBT si një institucion që ofron mundësi të shumta për secilin student, dhe falë cilësisë, profesionalizmit e përkushtimit të profesorëve, ka bërë që Gentiana të bindet dhe studimet e saj t’ia besoj institucionit më të madh të arsimit të lartë në vend.

 

Sipas saj, UBT ofron shumë mundësi të ndryshme të cilat janë të dobishme për ndërtimin e një karriere profesionale për secilin student që synon të arrijë të bëhet një profesionist në fushën që studion.

 

“UBT ofron mundësi unike për rritje dhe zhvillim individual, ndaj edhe për këtë arsye kam vendosur të aplikoj në “Technical University of Sofia”, në mënyrë që të përfitojë nga eksperienca që ofron ky program”, ka thënë Gentiana, studente e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

 

Nga ky shkëmbim studentor, ajo pret që të krijojë lidhje të reja të studentëve me profesorët me qëllim që të mësojnë sa më shumë nga puna e tyre, si dhe të mësojnë praktika të reja të punës, në mënyrë që të avancojnë njohuritë e tyre në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë.