Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Altina Hodaj punësohet në UBT

04/10/2022

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Altina Hodaj pas suksesit të treguar përgjatë studimeve, është punësuar në cilësinë e trajneres për Java Programming dhe Zhvillim të Aplikacioneve në Web në UBT.

Studentja Altina Hodaj ka thënë se në arritjet e saj profesionale kanë ndikuar infrastruktura moderne që UBT e ofron për studentët e programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, si dhe një kurrikulë e përshtatshme dhe e bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane.

“Gjatë viteve të studimit në UBT, përfitimet kanë qenë të gjithanshme. UBT më ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për t’u zhvilluar në fushën e programimit. Përdorimi i teknologjive të fundit dhe interaktiviteti në ligjërata kanë ndikuar në zhvillimin e njohurive akademike dhe profesionale në fushën e programimit”, ka thënë Hodaj.

Mbështetja nga stafi akademik dhe UBT-ja, si dhe interaktiviteti gjatë ligjëratave, sipas studentes e bëjnë të mundur zgjerimin e njohurive dhe shprehjen e ideve kreative rreth programimit dhe shkencave kompjuterike.

“UBT përveç se më ka ofruar një ambient të përshtatshëm akademik dhe mundësinë që të përgatitem nga një staf profesionistësh, më ka ofruar edhe mbështetje në promovimin e ideve, ku përmes UBT-së kam përfituar shumë njohuri të reja, si dhe kam zgjeruar njohuritë që kam pasur më herët”, është shprehur Hodaj.

Falë profesionalizmit dhe veçantisë së Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, shumica e studentëve të këtij programi tashmë janë të punësuar dhe janë më të kërkuarit nga biznese dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare.