Studentja e Shkencave Kompjuterike, Besa Belegu themelon kompaninë “KRIJO”

14/08/2020

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike në UBT, Besa Belegu, ka themeluar kompaninë “KRIJO” platformë online që ofron shërbime për krijimin e një biznesi të ri, krijimin e web-faqeve, brendimi i bizneseve, e-commerce, marketing digjital, transformim digjital të bizneseve, si dhe dizajnin e produkteve.

 

Besa ka fituar grantin Start-up, përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim”, i cili implementohet nga Kosova Women 4 Women, teksa financohet nga qeveria gjermane në kuadër të GIZ Kosova.

 

Platforma “KRIJO”, që e krijoi studentja e UBT-së, Besa Belegu, ofron shërbime me kosto minimale kohore dhe ekonomike për gjithë ata që synojnë të hapin biznese të reja, njëherësh edhe për ata që aktualisht kanë biznes.