Studentja e Psikologjisë në UBT, Marigona Dobërlluka kryen praktikën në “Centro Dante”

24/07/2023

Fakulteti i Psikologjisë në UBT po vazhdon të nxjerrë kuadro të reja e profesionale të cilat po e gjejnë veten lehtë në tregun e punës. Një sukses të tillë e shënoi edhe studentja e Fakulteti Psikologji, Marigona Dobërlluka, e cila aktualisht po kryen praktikë në administratën e Centro Dantes, një kursi të gjuhës italiane.

Ajo vlerëson lartë eksperiencën në UBT, të cilin e përshkruan si institucion prestigjioz e me staf profesional. Marigona thotë se veçantia e UBT-së është ndjenja e ngrohtësisë, respektit dhe e mirëkuptimit që ja dhuron çdo studenti. Sipas saj, UBT-ja ofron mundësi të ndërtimit të karrierës edhe jashtë vendit.

“UBT më ka ofruar njohuri të mjaftueshme për të qenurit një profesionaliste në fushën e psikologjisë, si dhe mundësi zhvillimi edhe jashtë vendit”, thotë Dobërlluka.

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka profesionistët më të njohur të kësaj fushe dhe është i hartuar sipas standardeve bashkëkohore dhe përmbush udhëzimet dhe kërkesat e përcaktuara nga EuroPsy (European Certificate in Psychology), themeluar nga një prej institucioneve me kredibilitetin më të lartë në Evropë për përcaktimin e standardeve në profesionin e psikologjisë.