Studentja e Psikologjisë në UBT, Kosovare Hamiti angazhohet si asistente në Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim

20/02/2024

Studentja e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Kosovare Hamiti është angazhuar si asistente në Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim. Përmes kësaj përfshirjeje aktive, ajo ka pasur mundësinë të zbulojë thellësisht kontekstin e shërbimeve humane dhe zhvillimit, duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e fituara në kuadër të fakultetit.

Ajo përmes praktikës në këtë qendër ka arritur që të kuptoj se çfarë ndjenje është të fitosh diçka edhe nëse në të ka sfida. Njësoj, studimet në UBT e kanë ndihmuar shumë që të eksploroj interesat e saj dhe të ndërtojë të ardhmen profesionale.

“Periudha e studimeve për mua përfaqëson një fazë të re të jetës, një hap drejt suksesit dhe zhvillimit personal. Kjo është koha kur fillova të eksploroja interesat e mia dhe të ndërtoja të ardhmen time. Në fillim isha e përballur me materiale të reja dhe sfida që më nxitën të reflektoj mbi gjithçka dhe këtë ma mundësoi UBT-ja”, ka thënë Hamiti.