Studentja e Psikologjisë në UBT, Anila Shala, punësohet në KTV

07/02/2022

Studentja e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Anila Shala, pas angazhimit të saj dhe punës së suksesshme me profesionistët në UBT është punësuar në televizionin Kohavision (KTV), në cilësinë e autores së Programit Fluturues të Fëmijëve.

 

Anila, çdo javë përgatitë rubrika të ndryshme për fëmijë, duke sjellur tema atraktive dhe materiale të mbushura me aventura, lojëra dhe aktivitete argëtuese, të cilat janë praktike dhe të dashura për fëmijët.

 

Duke qenë pjesë e Fakultetit të Psikologjisë, ajo ka theksuar se niveli i studimeve në UBT, angazhimi dhe profesionistët e fushës së Psikologjisë i kanë ndihmuar që ajo të formohet edhe më shumë profesionalisht në fushën e psikologjisë.

 

“UBT më ka ofruar hapat e parë dhe shumë të fuqishëm të fillimit të studimeve akademike, përmes të cilëve jo vetëm se kam ndërtuar një bazë të mirë për profesionin që synoj, por njohuritë e fituara janë duke më ndihmuar edhe në punën e tanishme, duke më lehtësuar punën time me fëmijë dhe ndihmuar në ndërtimin e raporteve shumë të mira me ta”, ka thënë studentja e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Anila Shala.

 

Stafi profesional, kurrikula moderne, mundësitë për zhvillimin e studentëve dhe të rinjve e studimet atraktive, janë disa prej elementeve që Anila i ka veçuar për studimet akademike në UBT.

 

“Ka shumë arsye të cilat i bëjnë të veçanta studimet në UBT, duke filluar nga programi dhe lëndët që përmban ai, lëndë këto adekuate të nevojshme dhe atraktive, stafi profesional dhe i avancuar të cilët kryejnë punën me një pasion të pashoq, si dhe mundësitë e shumta të studentëve për t’u zhvilluar në karrierën profesionale”, ka thënë ajo.

 

Fakulteti i Psikologjisë në UBT, ju ofron studentëve mundësi të shumta të zhvillimit të tyre në karrierë, përmes profesionistëve më të mirë që ka vendi, në zhvillimin e mëtutjeshëm në fusha të ndryshme që përfshijnë teoritë bazike dhe të avancuara të psikologjisë.