Studentja e Medias dhe Komunikimit nis punën praktike në “Zico TV”

17/12/2018

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Edona Sylejmani ka filluar punën praktike si gazetare në Zico TV.

 

Sivjet ajo ka regjistruar semestrin e tretë të studimeve, por në të njëjtën kohë po mban edhe praktika profesionale në institucione mediale.

 

Së fundmi, ajo mori pjesë edhe në modulet e Shkollës së Etikës së Gazetarisë, të organizuar nga Këshilli i Mediave të Kosovës.

 

Studentja Sylejmani tha se UBT i ka dhënë njohuritë bazë, njohuri të cilat tashmë po i praktikon gjatë punës në terren.

 

“UBT-në e dalloj për nga pozitiviteti që mbretëron përbrenda institucionit, pastaj për nga cilësia e studimeve, ligjërimi nga profesorë tejet profesional, aktivitetet e shumta që zhvillohen nga institucioni dhe stafi që na ndihmon në çdo proces”, theksoi ajo.

 

Sylejmani tha se programi Media dhe Komunikim i zhvillon studentët në aspektin profesional dhe i aftëson në gjitha format e komunikimit.