Studentja e Medias dhe Komunikimit nis punën praktike në RTK

28/01/2020

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Melisa Statovci, ka filluar punën praktike në Radio Televizionin publik të Kosovës (RTK), ku është e angazhuar si gazetare terreni në emisionin e pasdites, “Imazh”.

 

Melisa punon në realizimin e kronikave, me tematika të ndryshme sociale dhe me interes për publikun. Ajo sivjet ka regjistruar semestrin e tretë të studimeve, teksa theksoi se praktika që e ka zhvilluar në UBT, që nga viti i parë i studimeve, e ka përgatitur për tregun e punës.

“Para se të filloja studimet në UBT nga shoqet dhe shokët, dëgjoja fjalë të mira dhe përshtypje shumë pozitive për UBT. Prandaj edhe u regjistrova në Fakultetin e Media dhe Komunikimit, por nuk jam zhgënjyer me zgjedhjen”, potencoi ajo.

 

Melisa tha se UBT si institucion i arsimit të lartë i ka kaluar pritshmëritë e saj, sidomos kur është fjala për përgatitjen profesionale të profesorëve, të cilët janë edhe shumë bashkëpunues.