Studentja e Medias dhe Komunikimit në UBT, Fjolla Gjinovci gazetare në gazetën “Zëri”

03/05/2019

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Fjolla Gjinovci, ende pa përfunduar studimet themelore është punësuar si gazetare në gazetën e përditshme kosovare “Zëri”.

 

Fjolla tregoi se fillimisht ishte pranuar të vijojë praktikën profesionale për tre muaj, më pas falë përkushtimit dhe punës intensive, ajo ka arritur të punësohet në këtë medium dhe po ecë drejtë një karriere të suksesshme.

 

“Jam shumë e lumtur që ende pa i përfunduar studimet kam arritur të punësohem, kjo është e veçantë e UBT-së që i ndihmon studentët e vet në zhvillimin profesional dhe i përkrahë për qasje në tregun e punës”, tha ajo.

 

Gjithashtu, Fjolla theksoi se në UBT ka marrë njohuritë dhe praktikat profesionale në profesionin që ka zgjedhur, derisa tha se ky institucion arsimor dallon nga të tjerët sepse kombinon anën teorike me atë praktike.

 

Media dhe Komunikim është fakultet ku vijojnë studimet dhe diplomojnë një numër i madh i studentëve, shumica prej të cilëve janë të sistemuar në tregun e punës. Vetëm gjatë semestrit të fundit, 15 studentë të janë punësuar dhe po përfundojnë punën praktike nëpër mediume të ndryshme në Kosovë.