Studentja e Medias dhe Komunikimit, Besarta Mehmeti punësohet në Gazetën “Zëri”

26/12/2019

Besarta Mehmeti është studente e nivelit bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, e cila tashmë është punësuar si gazetare në Gazetën “Zëri”.

 

Ajo tha se ky sukses vjen si rezultat i punës intensive praktike, që është kryer gjatë studimeve në UBT.

 

“Gjatë studimeve në UBT kam përfituar njohuri të shumta profesionale, sepse vet institucioni na mundëson dhe na jep hapësirë për të ecur një hap para. Gjithashtu, arritje në këtë drejtim kanë dhënë edhe profesorët të cilët me profesionalizmin e tyre na kanë ngritur edhe neve në profesionin që kemi zgjedhur”, tha ajo.

 

Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT kanë pasur sukses në tregun e punës, shumica prej të cilëve, sikurse edhe Besarta, tashmë kanë siguruar edhe vende të stabile të punës.