Studentja e Kolegjit UBT, pretendete për t’u bërë pjesë e “Kent State Univeristy”

15/08/2016

Studentja e Kolegjit UBT në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Fllanza Avdimetaj është shndërruar në pretendete për të vazhduar studimet në  universitetin “Kent State University”, në SHBA. Ajo e ka arritur këtë, pas ndjekjes së programit pesë javor “English Language/Cultural Immersion Program for STEM Students”, të mbajtur në Kent State University, të SHBA-ve. Programi u ka shërbyer studentëve pjesëmarrës që të fitojnë njohuri në gjuhën angleze akademike, e cila u nevojitet atyre  në studimet e nivelit master.

 

Studentja Avdimetaj u shpreh e kënaqur me përvojen e marrë atje dhe tha se i ka shërbyer për të zgjeruar njohuritë dhe dijen, për të parë vende të reja e për të njohur njerëz dhe kultura të ndryshme.