Studentja e Juridikut, Ismije Pllana e angazhuar në Qendrën e Karrierës në UBT

25/04/2019

Studentja e nivelit master në Fakultetin Juridik në UBT, Ismije Pllana, tashmë është angazhuar dhe është bërë pjesë e stafit të Qendrës së Karrierës në UBT.

 

Përveç që ndihmon në koordinimin e kësaj qendre, ajo merret edhe me studentët që synojnë ti përfundojnë kurset e gjuhëve të huaja në UBT.

 

Ajo tha se institucioni në të cilin diplomoi në nivelin bachelor dhe është në përfundim të masterit, i ka ofruar mundësi të shumta në ngritje profesionale.

 

“Jam shumë e kënaqur që kam qenë pjesë e UBT-së për katër vite të studimeve bachelor, si dhe jam tejet falënderuese për mundësinë që më është dhënë që të jem pjesë e stafit të UBT-së”, theksoi ajo.

 

Tutje, ajo tha se përkushtimi i institucionit, qasja e stafit dhe e profesorëve ndaj studentëve, ka bërë që studentët e UBT-së të aftësohen dhe të tregohen të suksesshëm kudo në tregun e punës.