Studentja e Juridikut, Albiona Musa punësohet në UBT

01/11/2019

Albiona Musa është në përfundim të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, e cila tashmë është punësuar në institucionin më inovativ në rajon në arsimin e lartë, në vendin ku mundësoi që ajo t’i merr hapat e parë drejtë ngritjes në karrierë, në UBT.

 

Ajo mban pozitën e koordinatores në departamentin e trajnimeve, ku ndihmon dhe organizon trajnime të shumta e të fushave të ndryshme.

Albiona falënderoi UBT-në që ndihmoi në jetësimin e ëndrrës së saj.

 

“Së pari, unë jam shumë e kënaqur me trajnimin që më është bërë si studente e UBT-së, ku profesorët dhanë kontributin e tyre në zgjerimin e njohurive profesionale. Tutje, si institucion më bëri pjesë të shumë projekteve të ndryshme, teksa gjatë muajve të verën unë isha në punë praktike për 3 muaj, ndërkaq tash jam e punësuar dhe tashmë kam filluar karrierën time falë këtij institucioni”, tregoi ajo.

 

Po ashtu, Albiona tha se zgjodhi të bëhej pjesë e UBT-së, sepse është i vetmi institucion arsimor që ofron bashkëpunim, njohje ndërkombëtare, bursa të ndryshme, ka proporcionin më të mirë profesor-student.

Sipas saj, ky institucion organizon edhe tutorime për gjithë studentët që kanë nevojë për orë shtesë.