Studentja e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Sara Preniqi po punon si koordinatore në “Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore”

05/10/2023

Sara Preniqi, studente e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është një shembull i vërtetë i arritjeve të një të rinie të përkushtuar dhe të talentuar. Ajo tashmë është koordinatore në “Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore” (EFSA) me seli në Parma të Italisë, në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.

Sara ka treguar se UBT i ka hapur dyert drejt një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional. Përmes ndihmës së profesorëve të përkushtuar dhe materialeve të bollshme informuese në UBT, ajo ka arritur të kapë rrjedhën e studimeve pa hasur sfida të mëdha.

“UBT më ka ofruar një qasje në studime ku përmes profesorëve të përkushtuar dhe materialeve të bollshme informuese, arrita të kapë rrjedhën e studimeve pa hasur sfida të mëdha. UBT më ka ofruar mundësinë të përqendroj energjitë e mia në produktivitetin që kërkohet nga studimet, pa stresin e burokracive dhe rregullave që mund të ngarkojnë studentët sipër barrës së mësimeve dhe studimeve që po kalon”, ka thënë Preniqi.

Studentët që kanë kryer studimet kanë një nivel të lartë të njohurive dhe kompetencave për të punuar në një profesion në fushën e projektimit, ndërtimit dhe organizimit të ndërtimit të të gjitha llojeve të objekteve ndërtimore dhe infrastrukturës rrugore.