Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Erestinë Bytyqi është punësuar në kompaninë “E-medical group”

11/02/2022

Studimet cilësore akademike në UBT si dhe angazhimi i palodhshëm për t’u bërë e suksesshme në fushën e programimit, kanë bërë që studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Erestinë Bytyqi të punësohet në kompaninë “E-medical group”, në cilësinë e zhvillueses së programeve softuerike.

 

Përzgjedhjen e saj për t’u bërë pjesë e institucionit më të madh të arsimit të lartë në vend, Erestina e ka bërë duke u bazuar në cilësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që institucioni ofron për të gjithë studentët pa dallim.

 

“Përmes UBT-së kam përfituar shumë njohuri të reja dhe kam zgjeruar njohuritë e mëparshme. UBT më ka ofruar mundësi shumë të mira studimi, me profesorët dhe asistentët të cilët janë shumë të motivuar për punën e tyre, dhe të gatshëm për t’i ndihmuar studentët në çdo kohë”, ka thënë ajo.

 

Duke qenë tashmë edhe e punësuar si zhvilluese e programeve softuerike (back-end developer), Erestina vlerëson shumë qasjen e UBT-së karshi integrimit të shpejtë të studentëve në tregun e punës.

 

“Bashkëpunimi i UBT-së me kompani të ndryshme të cilat rekrutojnë studentët e UBT-së për vende të ndryshme të punës, iu lehtëson shumë studentëve orientimin në karrierë, falë edhe mundësive për kryerjen e punës praktike në lëndët e ndryshme laboratorike”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Erestinë Bytyqi.

 

Tutje, ajo ka thënë se cilësia në arsim, ligjërimi, stafi akademik dhe administrativ, si dhe teknologjia e avancuar, i kanë ofruar asaj studime atraktive, cilësore dhe të dëshmuara për kualitetin që ky institucion i arsimit të lartë bartë.

 

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është një prej fakulteteve që falë një programi unik dhe modern, jo vetëm në Kosovë por në tërë Evropën Juglindore, ka nxjerrë më së shumti kuadro profesionale në fushën e inxhinierisë kompjuterike.