Studentja e Fakultetit të Infermierisë, Shqiponja Berisha, punësohet në klinikën “Pharm-Aorta”

bool(false) 16/06/2021

Studentja e Fakultetit të Infermierisë në UBT, Shqiponja Berisha, është punësuar në klinikën mjekësore “Pharm-Aorta”, në cilësinë e infermieres së përgjithshme.

 

Përzgjedhjen e UBT-së si institucion që do të zhvillohet profesionalisht në fushën e infermierisë, Shqiponja e ka pasur të lehtë, bazuar në përputhjen e kërkesave të saj me atë që ofron UBT.

 

“Duke kërkuar për një institucion të arsimit të lartë sa më të përshtatshëm për shkollimin tim në nivelin bachelor në drejtimin e infermierisë, morra shumë informata përmes rrjeteve sociale dhe rrethit tim shoqërorë në lidhje me UBT-në, dhe bazuar në këtë pashë se ky institucion i përgjigjej edhe kërkesave të mia për shkollim të lartë”, ka thënë ajo.

 

Sipas saj, UBT e ka ndihmuar shumë që të aftësohet në rrugëtimin e saj akademik e profesional, falë qasjes që ky institucion arsimor e ka me të gjithë studentët.

 

“Nga programi i studimit në UBT kam përfituar mjaft shumë, duke filluar nga ligjëratat dhe pjesa praktike të cilat kryhen me shumë korrektësi nga profesorët, të cilët janë të kualifikuar dhe të aftë për lëndët që i ligjërojnë, dhe kjo qasje më ka aftësuar edhe më shumë në profesionin tim”, ka thënë studentja e Fakultetit të Infermierisë në UBT, Shqiponja Berisha.

 

Shqiponja është duke punuar si infermiere e përgjithshme, duke u ofruar shërbime qytetarëve si: dhënia e ineksioneve, infuzioneve, kryerja e EKG-së, si dhe është duke shërbyer edhe si instrumentare në repartin e kirurgjisë.