Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Ulpiana Emra, punësohet në Artmotion

02/10/2020

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Ulpiana Emra, është pjesë e Artmotion, në emisionin ASIST, në cilësinë e moderatores, gazetares dhe komentatores të sportit.

 

Ulpiana theksoi se studimet, korrikula, puna praktike dhe puna profesionale e profesorëve i kanë ndihmuar shumë në zhvillimin e karrierës së saj dhe është e gatshme të punojë në secilën sferë të gazetarisë.

 

“Për mendimin tim UBT është një institucion arsimor që të ndihmon të zhvillohesh në aspektin professional në mënyrë më të mirë të mundshme”, potencoi ajo.

Fakulteti i Medias dhe i Komunikimit, në UBT vazhdon të sistemojë në treg profesionistë, që janë entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë.